Loading…
Kroatët ‘tërbojnë’ rajonin, nesër mbledhje në Sarajevë për kundërpërgjigje
  • 06/08/2017 | 12:52

...

Zyrtarët e Bosnje dhe Herzegovinës (BiH), Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës do të takohen nesër në Sarajevë të bien dakord për një reagim të përbashkët ndaj vendimit të Kroacisë për rritjen e taksës së importit për fruta dhe perime.


Njëri prej vendimeve të mundshme që do të ndërmarrin nesër vendet e rajonit, është masa reciproke.

Qeveritë e rajonit vlerësojnë se ky vendim i Kroacisë, është në kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë, përcjellë gazetametro.net.

Më të ashpra në reagime për këtë vendim ndaj Kroacisë, kanë qenë vendet fqinje, si Serbia e Bosnja, të cilat vlerësojnë se ky vendim është në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë