Loading…
Kryeinspektori i Punës flet për kushtet e punës, tregon sa punëtorë janë pa kontrata
  • 12/10/2017 | 16:45

...

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se aktualisht 12 për qind e të punësuarve në Kosovë punojnë pa kontrata.


Sipas tij, një problem në sektorin privat është edhe mungesa e sindikatave të punëtorëve. “Në regjistrimet e fundit, Kosova ka diku 500 mijë punëtorë të gatshëm për punë. Sipas statistikave tona janë diku 10-12 për qind e punëtorëve që punojnë pa kontrata pune”, ka bërë të ditur ai.

Për shkak të numrit të vdekjeve në vendet e punës, ku për nëntë muaj kanë humbur jetën 11 persona, Inspektorati i Punës ka shqiptuar gjoba ndaj disa kompanive.

“Gjatë inspektimeve tona rëndësi të veçantë i kushtojmë kompanive ndërtimore, sidomos në muajt qershor, korrik, gusht, kemi arritur që 250 punëtorë t’i legalizojmë dhe kemi shqiptuar 66 gjoba ndaj kompanive, për shkak të mos Respektimit të Ligjit të Punës”, ka treguar Ibrahimi.

Ndërkaq, për kompanitë të cilat nuk paguajnë kontributet pensionale për punëtorët e tyre gjobat sipas kryeinspektorin të Inspektoratit të Punës Basri Ibrahimi, shkojnë deri në 10 mijë euro.

“Gjobat për shkelje të Ligjit të Punës shkon nga 100 deri 10 mijë euro. Si Inspektorat i Punës, kemi vënë gjoba 10 mijë euro ndaj kompanive si në sektorin publik dhe private. Për ne nuk ka rëndësi se cilit sektor i takon ajo kompani”, tha ai.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi ka thënë se edhe të mediat ka shkelje të të drejtave të të punëtorëve, siç janë mos respektimi i kontratës së punës, puna me orar të zgjatur dhe shkelje të tjera.

“Tek mediat janë shkeljet e njëjta sikur tek kompanitë e tjera private. Ka edhe mosrespektim të orarit të punë, mos dhënia e pushimeve. Por pavarësisht kësaj ka filluar të përmirësohen gjërat në bazë të informatave që i kemi. Edhe pse janë bërë shumë portale dhe nuk po arrijmë të shkojmë tek secila sepse edhe aty ka shkelje të të drejtave të punëtorëve. Në vitin 2015, kemi shqiptuar tri gjoba për media, për shkak të shkeljeve të drejtave të punëtorëve”, ka bërë të ditur ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë