Loading…
Kryeministri bën një gjest të çuditshëm, gazetarët mbesin gojëhapur
  • 10/01/2018 | 10:47

...

“Nëse keni ndonjë pyetje, drejtohuni këtij sepse unë po shkoj nga kjo konferencë”.


Kryeministri i Tajlandës ka gjetur një mënyrë të re për t’i shmangur pyetjet e pakëndshme të gazetarëve. Ai para fuqisë së shtatë e ka vendosur figurën e vet në madhësi natyrale prej kartoni dhe ka thënë se në vend të tij, t’i bëjnë pyetje kryeministrit prej letre.

Në konferencë për gazetarë në Bangkok, kryeministri Prayuth Chan-ocha dukej i gatshëm t’i dëgjojë pyetjet, por papritmas ai e vendos modelin e vet prej kartoni dhe i thotë gazetarëve që t’i drejtohen atij me pyetje në lidhje me politikën dhe konfliktet. Më pas u kthye dhe iku, duke i lënë gazetarët e habitur që të shikohen në mes veti dhe ta përqeshin këtë zgjidhje, transmeton gazetametro.net.

Kryeministri, përndryshe gjeneral, i cili ka ardhur në pushtet me grushtet të qetë në vitin 2014, shpesh i ka ofenduar gazetarët. Kështu njëherë në një konferencë për shtyp e ka ngreh për veshi një audio teknik, pastaj e ka gjuajtur me banane një xhirues dhe, me shaka shumë të ashpër, ka kërcënuar se do ta eliminojë çdo gazetar i cili e kritikon qeverinë.

Derisa ngrihej në pushtet, ka gëzuar përkrahje të madhe të opinionit, sepse ka mundësuar një periudhë të gjatë pa dhunë nëpër rrugë. Por, me kohë stili i tij i qeverisjes doli të jetë mjaftë represiv dhe jo transparent.

Prayuth ka premtuar zgjedhjet në nëntor, por tashmë askush nuk i beson sepse edhe më herët ka paralajmëruar zgjedhje të cilat kurrë nuk janë mbajtur./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë