Loading…
Kryeministri e kthen kokën, policit i bjen të fikët
  • 11/03/2018 | 12:31

...

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ishte duke e prezantuar shefen e re të policisë kanadeze, kur dy policëve që po qëndronin në skenë u ra të fiktë.


Gjatë ceremonisë që zgjati 45-minuta, dy anëtarë të Policisë Mbretërore Kanadeze humbën ndjenjat.

Rreshteri Tammy Patterson, ka thënë se “është normale që policëve t’u bie të fikët, pasi që gjatë qëndrimit në këmbë, gjaku nuk qarkullon si duhet, pasi nuk arrin te truri”.

Megjithëse ranë përtokë, ata nuk pësuan ndonjë lëndim dhe gjendja tyre i është kthyer normalitetit.

Trudeau emëroi Brenda Lucki, në krye të Policisë Mbretërore Kanadeze, si të parën femër në këtë pozitë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë