Loading…
Kryeministri Haradinaj kërkon liberalizimin e vizave si dhuratë për festat e fundvitit
  • 09/11/2018 | 11:33

...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se do të ishte lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit.


Haradinaj duke marr pjesë në promovimin e programit nacional për rininë tha se rinia e Kosovës nuk është më pak e zot sesa rinia e vendve tjera dhe se Qeveria sipas tij do t’i jap përkrahje.

“Qeveria i ka marrë përgjegjësitë e veta e kemi rritur 12 përqind buxhetin për arsim, njëkohësisht i kemi trajtuar me prioritet çështjet e arsimit. Ne i gëzohemi kësaj pune që po bëhet, vërtet na ka mobilizuar dhe do t’i japim çdo përkrahje në këtë proces.

Ju siguroj që nuk jemi më pak të zot se rinia e vendeve tjera, rinia jonë duhet vetëm të ketë një nxitje. Është tepër me rëndësi që shtetet e BE-së ta vendosin në agjendë. Do të ishte një lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit”, tha Haradinaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë