Loading…
Kryeministri Haradinaj pret në takim kampionin e Kosovës në futboll
  • 25/05/2018 | 12:34

...

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim futbollistët e Dritës, që u shpallën kampion në superligën e Kosovës për këtë sezon, përcjell Gazeta Metro.’


Këtë Haradinaj e bëri të ditur përmes një postimi në FB, ku u shpreh se ishte nder për të pritja e tyre në takim, njëjtë sikur ditën kur ua dorëzoi kupën e kampionit.

‘“Drita” e Gjilanit e fitoi titullin në një kampionat që ka shënuar ngritje në cilësi dhe organizim. Sikur ditën kur ua dorëzova kupën e kampionit, ishte nder edhe sot t’i pres në takim futbollistët gjilanas. Me këtë rast, shpreha respektin tim për themeluesin e kësaj skuadre, mikun tim të ndjerë Selami Osmani-Bezi, për kontributin e tij të çmuar për avancimin e sportit në vendin tonë,’ shkroi Haradinaj.

‘Puna e madhe, profesionalizmi dhe përkushtimi në fushën e sportit janë dëshmi e angazhimit të fuqishëm të sportistëve tanë që flamuri i Kosovës të vazhdojë të ngritet sa më lartë edhe në arenat ndërkombëtare’!përfundoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë