Loading…
Kryeministri kanadez pëson aksident, tre persona në spital
  • 10/02/2018 | 16:20

...

Motori nga kolonat e veturave të kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka qenë pjesë e aksidentit në rrugën për në Luginën e Simit, në afërsi të Los Angles-it.


Aksidentit e ka sjell xhipi i cili ka tentuar të bëj parakalim para kolonës së veturave të kryeministrit. Kryeministri ka qenë në njërën prej veturave mirëpo ai nuk është i lënduar, transmeton gazetametro.net

Thuhet se aksidenti ka ndodhur ne premten mbrëma, ndërsa në spital janë dërguar gruaja e cila ka vozitur xhipin Toyota Highlander dhe djali i saj, por edhe njëri prej policëve që ka qenë duke vozitur motorin në shoqëri të veturave të kryeministrit.

Bashkëshorti i gruas thotë se ajo e ka parë një motor që ka kaluar por nuk ka qenë në dijeni se pas tij do të vij edhe tjetri.

Televizionet amerikane thonë se pas aksidentin kolona e veturave të kryeministrit ka vazhduar rrugën, pasi që vetura ku ka qen ai dhe të tjerat në përcjellje nuk kanë qenë pjesë e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur disa kilometra larg bibliotekës presidenciale “Ronald Regan”, në të cilën Trudeau ka mbajtur fjalim për raportin kandezo- amerikan./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë