Loading…
Kryeministri lut deputetët ta rrëzojnë sa më shpejtë Demarkacionin
  • 12/01/2018 | 16:54

...

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke folur pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se është duke u punuar shumë për çështjen e liberalizimit të vizave, dhe këtë ja kanë kërkuar sërish BE’së.


Ai ka thënë është gjynah që kjo ndërlidhet me Demarkacionin, por sipas tij, nuk është e lehtë që brezave të ardhshëm të u lihet se vizat i kemi marrë duke falë tokë, shkruan gazetametro.net.

Ai ka thënë se deputetët e Kuvendit sa më shpejtë duhet të marrin vendim me votën e tyre, për Demarkacionin, dhe i ka lutuar ata që të vendosin edhe duke e rrëzuar me votë kundër këtë marrëveshje.

Haradinaj ka thënë se shumë më mirë do të ishte po të rrëzohej sa më herët kjo marrëveshje, që të hyhej në një fazë të re, dhe kështu më e lehtë do të ishte të gjindej zgjidhja, se sa në këtë formë duke u mbajtur pengë të një marrëveshje që nuk kalon.

Ai ka thënë se edhe muaji mars është opsion i një vendimi të BE’së për liberalizim të vizave për Kosovën, dhe është duke u shikuar një mundësi e tillë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë