Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të qëndrojë në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në mbledhjen e djeshme të qeverisë.
“Të mërkurën e viziton Kosovën kryeministri i Malit të zi. Është një nder që i bënë Kosovës. Ne tani po hyjmë në javën e aktiviteteve të shënimit të 10 vjetorit, iu kisha kërku të gjithëve ministrave të merrni përgjegjësinë dhe tu ndani kohë zyrtarëve që vijnë në Kosovë, që të jemi bashkë të dëshmojnë që kjo është një ngjarje e rëndësishme”, tha Haradinaj
Markoviq ka qenë dashur që të jetë në Kosovë javën që shkoi por ajo u anuluar pasi që aeroplani nuk mundi të aterpjë për shkak të kushteve atmosferike.
Markoviq sot pasdite do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj ndërsa nesër me presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli./Gazetametro.net