Loading…
Kryeministri zbulon kur do t’iu ndalen pensionet veteranëve të rrejshëm
  • 21/09/2018 | 23:30

...

Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar përsëri rreth çështjes së listave të veteranëve.


Kryeministri i vendit ka thënë se janë bërë gabime të mëdha, pasi në listën e veteranëve të rrejshëm janë future veteranët e vërtetë, transmeton gazetametro.net

Po ashtu, Haradinaj ka folur edhe rreth ndalimit të pensioneve për veteranët e rrejshëm.

Ai ka thënë se pensionin do të vazhdojnë ta marrin të gjithë dhe askujt nuk do t’i ndalohet derisa gjykata të marrë një verdikt në lidhje me këtë çështje.

“Askujt nuk i ndalet pensioni, deri sa për të nuk vendosë një gjykatë. Pra pensionin do të vazhdojnë me i marrë të gjithë, të rrejshëm e të pa rrejshëm. Derisa nuk ka një vendim gjykate, do të respektohen të gjithë“, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë