Loading…
Kryeministrja britanike thotë që nuk ka përdorur kurrë marihuanë
  • 19/06/2018 | 18:06

...

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, nuk ka tymosur asnjëherë në jetën e saj bimë të ndaluara të llojit Cannabis sativa.

Mediat britanike shkruajnë sot që zëdhënësi i Zyrës së Kryeministrisë në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë një konference për media, është përgjigjur shkurt ‘Jo’ kur është pyetur nëse May ka tymosur ndonjëherë marihuanë.

61 vjeçarja e kishte marrë detyrën e udhëheqjes së qeverisë dy vite më parë, ndërsa së fundi në Britani është shumë aktual debati i lejimit të përdorimit të marihuanës si bimë mjekësore.

Disa vende të ndryshme të botës tashmë kanë lejuar me ligj përdorimin dhe posedimin e kësaj bime për qëllime mjekësore, duke përfshirë SHBA’të, kurse shtete të tjera kanë shkuar edhe një hap më larg duke legalizuar përdorimin e marihuanës për qëllime rekreacionale. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë