Loading…
Kryeprokurori Lumezi tregon se me çka do të merret Gjykata Speciale
  • 07/12/2017 | 21:06

...

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka folur për dosjet që ka marrë Gjykata Speciale nga Prokuria e Shtetit.


Ai ka treguar se në duart e Gjykatës Speciale tashmë janë një grumbull dosjesh. Lumezi ka folur edhe për formimin e kësaj Gjykate.

“Nuk mund të japim shumë informata se cilat dosje janë marrë nga Gjykata Speciale në Prokurorinë e Shtetit. As unë nuk kam informacione rreth këtyre rasteve dhe dosjeve”, ka thënë Lumezi.

Ai ka folur edhe për formimin e Gjykatës Speciale, e cila siç thotë ai, do të merret me hetimin e krimeve të luftës.

“Gjykata Speciale do të merret kryesisht me rastet e krimeve të luftës që janë kryer gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Lumezi.

“Këto hetime do të bëhen për të dy palët, për kosovarët dhe serbet. Unë mendojë se vendimet e Kuvendit të Kosovës për formimin e saj duhet të mbështetet”, është shprehur ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë