Loading…
Kryetari detyron policet të vishen shkurt |FOTO
  • 12/07/2018 | 09:12

...

Kryetari libanez ka urdhëruar gratë police të veshin pantallona të shkurtër në mënyrë që të tërheqin më shumë turistë, transmeton gazetametro.net


Prej skulpturave të mëdha, muzeve, dyqaneve të vjetra, qytetet përreth botës kanë provuar mënyra të ndryshme që të tërheqin turistët brenda tyre.

Por një qytet në Liban ka ardhur me idenë më të çuditshme dhe të pa degjuar ndonjëherë, kryetari i këtij qyteti po i detyron policet gra të veshin pantallona të shkurtër.

Kryetari i Brummana’s, Pierre Achkar, qytet rreth 10 kilometra larg Beirut’it, thotë që këto rregulla të reja të veshjes janë bërë për arsye që qyteti të marrë më shumë turist.

“Ne në Liban duam të ndryshojmë perceptimin e zymtë që ka Libani në sytë e perendimit. 99 përqind të turistve në Mesdhe veshin pantallona të shkurtër”, ka thënë krytari për RT.

Sidoqoftë, planet e tij janë kritikuar nga dy partitë më të mëdha politike në këtë vend, sipas Lebanese Examiner. Konservatoret e kan akuzuar atë se është e panevojshme t’i “ekspozojë” gratë police, derisa liberalët në anën tjetër kanë thënë se nuk është e drejtë që vetëm gratë të vishen shkurt, ndërsa burrat policë lejohen akoma të veshin pantallona të gjatë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë