Loading…
Kryetari i Londrës nuk ndahet dot nga Dua Lipa: Është gjë e bukur të shohësh londinezen si artisten më të mirë në MTV EMA
  • 13/11/2017 | 11:25

...

Tashmë e dimë se kryetari i Londrës Sadiq Khan është një fans i muzikës së Dua Lipës.


Në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Khan ka shkruar ““Qyteti ynë i ka disa prej talentëve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin ‘Artistja e re më e mirë’ në MTV EMA”.

Khan ishte i pranishëm mbrëmë në këtë event ku u shpreh entuziast për organizimin e gjithë ceremonisë dhe më i lumtur kur artistët që jetojnë në Londër u shpërblyen me çmime prestigjioze, siç ishte rasti i Dua Lipës.

Ndërsa, përveç saj një çmim e fitoi edhe Ermal Meta, atë për Këngën më të mirë italiane, në anën tjetër Rita e cila ishte e nominuar në kategorinë “Dukja më e mirë” nuk arriti ta marrë çmimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë