Loading…
Kryetari i Prizrenit tregon pse nuk u largua nga Lëvizja Vetëvendosje
  • 14/06/2018 | 16:29

...

Kryetari i Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka thën se arsyeja që ai ka vendosur të mos largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, është fakti që nuk ka pasur arsye për ndarje.Ndërsa thotë se ata që janë larguar kanë pasur qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pikë së pari unë mendoj që nuk ka pas arsye për ndarje, prandaj nuk jam larguar”, ka thënë Haskuka.

Sipas tij, kërkesa për mos kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë një kërkesë jo e sinqertë.

“E dyta kërkesat që kanë qenë fillimisht nuk kanë qenë të sinqerta. Dmth të marrim shembull, për me thënë që nuk ka demorkaci të brendshme, dhe me bë kushtëzim që një person të mos me u kandidu nuk është demoraktike.Me kërku demokraci në mënyrë jo demokratike nuk është e sinqertë”, është shprehur ai.

I pyetur se kush mund të ketë qenë fajtori për ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje, Haskuka ka thënë se nuk dëshiron që të caktojë fajtorin, megjithatë thotë se mënyra se si vepruan tashmë anëtarët e PSD-se pas largimit nga VV-ja, tregon se qëllimin e largimit.

“Mund të ketë problem të ndryshme të cilat nuk i di, edhe në mnyrë individuale, por nuk dëshiroj të shoh në atë aspektin se ky është fajtor ose ai është fajtor.Mendoj se duhet të vlerësojmë se a ka pasur menaxhim jo të duhur te procesit, a ka pas ndoshta keqkuptime të cilat kanë mundur të evitohen, a ka pas mos komunikim që ka mujt me u evitu”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Prizrenit.

Sipas tij largimi i të pa kënaqurve ka pasur për qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Por fakti që në fund grupi i të pa kënaqurve, shkuan e përfunduan në një parti e cila është e formume, dhe në fund e zgjedhen kryetarin në mënyrë shumë të përshpejtuar, pa debat publik e pa kamera, tregon që kjo çështja e demorkacisë së brendshme nuk ka qenë edhe aq arsye e madhe, ose një arsye pse janë nda.Njerëzit mund të kenë arsye të ndryshme, por në fund i bjen, dëmtimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Një nga qëllimet ndoshta.Ndoshta të gjithë ata që janë nda nuk e kanë pasur këtë qëllim , por rezultati përfundimtar dhe mënyra se si është bërë kjo, qon te ai përfundim”, thotë Haskuka për Periskopin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë