Loading…
Kryetarja e një komune dënohet me 14 vite burg, vodhi paratë e të varfërve
  • 05/12/2017 | 10:25

...

Kryebashkiakja e qytetit brazilian Bom Zhardim, Lidiane Lete u dënua me 14 vite burgim për shkak të vjedhjes së 4.5 milionë funte (5.1 milionë euro).


Ajo ka vjedhë parat e buxhetit të një prej qyteteve më të varfra në Brazil, shkruan “The Independent” britanik.

Siç thekson, kryebashkiakja 27 vjeçe i jepte udhëzime zyrtarëve lokal me anë të WhatsApp’it, duke jetuar 290 kilometra larg qytetit të vet me një jetë luksoze.

Ajo, pas dy viteve e gjysmë gjykimi dhe gjashtë muajve burgu shtëpiak, u dënua me 14 vite e një muaj burgim pasi u shpallë fajtore për vjedhje të parave të buxhetit për arsim të qytetit Bom Zhardim në veriperëndim të Brazilit, dhe siç theksohet, ajo ende ka të drejtë ankese në këtë vendim gjyqësor, transmeton gazetametro.net.

Kur autoritetet braziliane dhanë urdhrin për arrestim të saj, ajo u arratisë dhe në ndërkohë i paralajmëronte zëvendësit e vet me anë të WhatsApp’it se ajo është ende kryebashkiake dhe të mos gabojnë të flasin me autoritetet.

Pasi i kaloi 39 ditë në arrati u dorëzua.

Bom Zhardim është qytet i varfër me rreth 40.000 banorë, dhe shumica e familjeve i dërgonin fëmijët në shkollë për t’iu siguruar së paku një shujtë në ditë.

Banorët lokal kanë deklaruar për BBC se gjatë mandatit të Lete kurrë nuk ka pasur ushqim nëpër shkolla për çka edhe kanë kërkuar hetim kundër saj.

Pushteti ka filluar të hetojë llogaritë e sajë në rrjete sociale ku ajo ishte lavdëruar pandërprerë me jetën e saj luksoze.

“Mund të blej çfarë të dua, do t’i shpenzojë paratë për atë çfarë dua dhe nuk më intereson se çfarë flasin njerëzit për mua”.

Siç shpjegon “The Independent”, gjithçka ka filluar në vitin 2012 kur ish i dashuri i saj Umerto Dantas dos Santos e morri ndalesën të jetë në funksionin e kryebashkiakut për shkak të korrupsionit.

Menjëherë pas kësaj Lete u kandidua për atë pozitë, dhe kur fitoi e emëroi atë si këshilltarin e vet kryesor.

Dos Santos është ende në arrati, por është dënuar në mungesë me 17 vite burgim, ndërsa ata të dy janë ndarë në fillim të 2015 kur Dos Santos dha dorëheqje./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë