Loading…
Kryeziu pas ndeshjes ka një kërkesë për shtetin: Duhet ta ndërtoni një stadium më të madh, kemi shumë tifozë
  • 11/10/2018 | 23:32

...

Mesfushori Hekuran Kryeziu, ka shprehur gëzimin e tij për fitoren e sotme të Kosovës kundër Maltës.

“Ka qenë shumë atmosferë e mirë, falënderoj shumë tifozët. Jemi shumë të gazuar që kemi fituar sonte”, ka thënë Kryeziu.

Duke folur për përmirësimin e dukshëm të lojës te Kosova, mesfushori ka thënë se “kemi pasur dy tri vjet kohë, e kemi ditë që kjo është një shansë shumë e mirë për ne dhe e kemi marrë shumë seriozisht”.

“Na vjen mirë që ka pasur interesim të madh të tifozëve. Ndoshta ish kanë mirë me ndërtu një stadium më të madh”, ka thënë ai.

Mesfushori Kryeziu i cili do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Ishujve Faroe për shkak të kartonëve të verdhë, ka shprehur bindjen se Kosova atje do të imponojë tempon e lojës.

“Do ta bëjmë lojën tonë, mendoj se ata do të provojnë të përgjigjen me kundërsulme”, ka thënë ai.

Më të fundit
...
  • 23/10/2018 | 07:50
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë