Loading…
Kujdes: Femra që ju duket më e vjetër, zbulon të vërtetën e ashpër për ju (Foto)
  • 11/08/2017 | 20:27

...

Vëzhgimi apo perceptimi është një proces psiqik për njohjen relative të fenomeneve dhe objekteve rreth nesh. Perceptimi mund të përshkruhet vetëm me një fjali: “si ne e shohimjetën rreth nesh”.


Mirë po shpesh herë  ajo se çka ne mendojmë për botën ndikon në atë se si ne mendojmë për njerëzit rreth nesh, transmeton gazetametro.net

Në këtë test ju do të mësoni më shumë gjëra rreth personalitetit tuaj. E vetmja që duhet të bëni është që të koncentroheni dhe të zgjedhni femrën e cila në këtë fotografi ju duket më e moshuar.

Femra numër 1

Ju jeni një femër e fortë dhe krenare. Mbi të gjitha jeni krenare në lirinë tuaj. Gjithmonë dëshironi të jeni të parat në gjithçka. Për juve jeta është një luftë ku ju jeni gjithmonë kryesorja. Jeni të vetëdijshëm për vlerat që i posedoni. Për juve çdo problem ka një zgjidhje.

Energjia që e posedoni ju e tregon fuqinë që keni ju brenda jush, por nëse ju jeni të verbuar nga ky fakt, në mënyrë të pavetëdijshme mund të jeni të egër dhe arrogant ndaj më ët dashurve. Gjeni balancim dhe BOTA DO TË JETË E JUAJA!

Femra numër 2

Ju silleni si shef! Kërkoni vëmendje, sepse jeni shumë të vlefshëm dhe të përkushtuar. Për këtë arsye dëshironi që njerëzit të ju vlerësojnë dhe ta respektojnë atë që ju bëni. Ju jeni person i bërë për këtë gjë, i motivoni të tjerët, i ofroni të gjithëve ndihmë, keni ide të shkëlqyera…

Jeni shumë të disiplinuar. Detajeve u jepni shumë rëndësi.

Femra numër 3

Ju jeni një yll roku! Ju jeni shumë të sjellshëm, të popullarizuara në shoqëri, të ndershme të sinqertë dhe e fitoni zemrën e çdo kujt që e takoni. Nëse ju dëshironi, ju çdo ngjarje mund ta ktheni në një party të vërtetë! E tillë është karizma e personalitetit tuaj kokëfortë. Preferojnë stilin e thjeshtë të veshjeve, ju gjithashtu ju pëlqejnë tatuazhet, transmeton gazetametro.net

Femra numër 4

Ju jeni një njeri real. E pranoni realitetin dhe stoikisht e duroni jetën. Jeta për ju është një lojë e pokerit. I kontrolloni emocionet tuaja.

Ju jeni një person i durueshëm, sepse e frenoni natyrën tuaj të egra. Çfarëdo që jeta do të ju shërbej, një gjë është e sigurt – ju kurrë nuk do të hiqni dorë!

E respektoni traditën dhe historinë dhe për ju mund të thuhet se jeni “shkollë e vjetër”. Nuk u intereson shumë se çka të tjerët thonë për ju, më e rëndësishme është ajo çka ju mendoni për vetëm tuaj.

Femra numër 5

Ju jeni pasiononte e të flakta për udhëtime. Eksperienca për ju ka më shumë rëndësi se sa luksi, më shumë do të preferonit të zbulonit ndonjë vend se sa të paguani një apartament super luksoz dhe ti kaloni “pushimet e ëndrrave”.

Ju keni një buzëqeshje të bukur dhe kjo është mjet i juaj kryesor. Ju jeni shumë kurioze, ndonjëherë edhe e teproni me kuriozitetin tuaj të tepërt. Qëndro pozitive si jeni.

Femra numër 6

Ju nga natyra jeni një person tepër i turpshëm. Kur ju gjendeni një grup të njerëzve, ju jeni thjesht e padukshme.
Megjithatë, edhe pse mezi flisni – dëgjoni me shumë kujdes! Ju thithni gjithçka si një sfungjer. Kjo ju bën një vëzhgues të mirë dhe shumë çka mësoni duke dëgjuar. Gjithashtu, ju dini që t’i vendosni kufjet në vesh, të dëgjoni muzikë vetëm për t’iu shmangur bisedave.

Mos u bëni edhe aq strikt me vetën tuaj, transmeton gazetametro.net

Femra numër 7

Ju nuk i doni ndryshime. Keni veti të cilat ia respektoni dhe ju nuk doni që të tjerët tua ndryshojnë. Ju jeni më të lumtur nëse çdo mëngjes zgjoheni në të njëjtën kohë, dhe i respektoni ritualet e përditshme të juaja. Kafenë e pini çdo herë në filxhanin e preferuar. Konkretisht ju jeni person që nëse adaptoheni me një gjë, atëherë e keni shumë të vështirë që të largoheni prej saj.

Edhe pse nuk ka asgjë të keqe që të jetoni me rregullat e juaja, ndonjëherë është mirë që të dilni jashtë “zonës” të komforit.

Femra numër 8

Pasuria juaj më e madhe është truri juaj. Jo vetëm që jeni inteligjent , por edhe jeni të vetëdijshëm për këtë. “E di që asgjë nuk di”, ka thënë Sokrati. Pikërisht me këtë fjali ju e jetoni jetën. Preferoni qe prej në 0 të krijoni gjëra të reja. Ju jeni konkurrenca më e madhe e vetës tuaj. Mirë po nuk është mirë që të “fluturoni” , sepse edhe një rënie e vogël mund të ju “dhemb” shumë. Lejojani vetës të ecni bashkë me kohën.

Femra numër 9

Ju e dashuroni punën tuaj dhe këtë e dëshmoni me pasionin tuaj gjatë punës. Keni një këndvështrim tjetër për botën, ndërsa pikërisht kjo gjë ju bën të dalluar nga të tjerët. Ju jeni një artist i lindur. Edhe nëse shpërndani gazeta, ju do ta bëni në një mënyrë më ndryshe dhe më interesante.

Pa marrë parasysh çka punoni, ju do ta bëni me shumë dashuri.  Asnjëherë njerëzit nuk do të arrin të kuptojnë botën tuaj, por gjithmonë do të ju respektojnë. Vazhdoni të jeni vetvetja. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë