Loading…
Kujdes me përdorimin e ibubrofenit, mund t’ju lerë pa fëmijë
  • 11/01/2018 | 16:26

...

Konsumi pa kriter i pilulave qetësuese Ibubrofen, mund të jetë fatal për testikujt e të rinjve. Sipas një studimi të ri, publikuar te revista “Proceedings of the National Academy of Sciences”, thuhet se nëse të rinjtë abuzojnë me përdorimin e Ibubrofenit, mund të krijojnë në trup një gjendje hormonale e cila ul ndjeshëm pjellorinë.


Një ekip shkencëtarësh nga Franca dhe Danimarka kanë hulumtuar mbi efektet shëndetësore të përdorimit të 3 ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, aspirina, acetaminofen (njohur ndryshe si paracatamol) dhe ibuprofen, te gratë shtatzëna.

Eksperimentet e tyre të para, treguan se nëse merren gjatë shtatzënisë, të tria këto ilaçe ndikojnë në testikujt e bebeve të gjinisë mashkullore.

Testikujt dhe testosteroni

Testikujt nuk prodhojnë vetëm spermë, ata sekretojnë gjithashtu edhe testosteron, hormoni kryesor i seksit mashkull.

Të tria këto ilaçe janë “anti-andorgjenike”, që do të thotë se përçajnë hormonet mashkullore, shpjegon David M. Kristensen, bashkautor dhe drejtues i Departamentit të Neurologjisë në Spitalin Universitar të Kopenhagës.

Këto 3 ilaçe madje rrisin rrezikun që bebet e seksit mashkull të lindin me defekte kongjenitale.

Ekspertët rekomandojnë gratë që të konsultohen gjithmonë me mjekun para se të përdorin ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve, pasi gjithashtu ekziston rreziku që të mos lindin fëmijë.

Ibuprofeni, një ilaç jo-steroidal anti-inflamator, përdoret shpesh nga atletët dhe futbollistët para një ndeshje për parandalimin e dhimbjeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë