Loading…
Kujdes, mos e pranoni këtë njeri në Facebook
  • 11/07/2017 | 10:32

...

Përdoruesit e Facebook në mbarë botën janë paralajmëruar që të mos pranojnë asnjë kërkesë për miqësi nga një llogari e quajtur Jayden K Smith.


Mesazhi paralajmërues, i dërguar përmes Facebook Messenger, thotë se kjo llogari është një haker i cili “ka sistemin për t’u lidhur në llogarinë tuaj të Facebook”.

Përdoruesit janë duke e shpërndarë këtë mesazh gjerësisht, por Telegraph.co.ukthotë se mesazhi është një mashtrim, transmeton Gazeta Express.Kjo pasi nuk ka dëshmi të një llogarie me emrin Jayden K Smith që po dërgon kërkesa për miqësi, por se edhe nëse do të kishte, nuk do të ishte në gjendje që të hakeronte llogarinë tuaj vetëm duke u bërë miq me ju.

T’iu dërgosh shumë kërkesa për miqësi njerëzve të panjohur është kundër rregullave dhe kushteve të Facebook, kështu që një llogari e tillë thjeshtë do të mbyllej.

Por, kjo nuk e ka penguar shpërndarjen e mesazhit online, madje duke u bërë hit. Në mesazh thuhet: “Të lutem tregoju të gjithë njerëzve në listën e Messenger, që të mos e pranojnë një kërkesë miqësie nga Jayden K Smith. Ai është një haker dhe ka sistemin e lidhur në llogarinë tuaj të Facebok. Nëse dikush nga kontaktet tua e pranon atë, do të hakeroheni edhe ju, kështu që sigurohuni që të gjithë miqtë ta dinë. Faleminderit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë