Loading…
Kujdesi i fëmijëve ndaj prindërve ndikon në jetëgjatësinë e tyre
  • Jan 10, 2017 | 22:22

...

Shkencëtarët shumë shpesh na gëzojnë me disa zbulime të tyre, por ka edhe të atillë që na hidhërojnë.


Disa shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se si mund të zgjasni jetën e prindërve tuaj. Receta duket mjaftë e thjeshtë. Në këtë zbulim thuhet se vetmia është ajo që shkakton më së shumti plakjen te qenia njerëzore gjë që shpie te vdekja.

Rreth 6 vite hulumtim, zbulimet flasin njerëzit e moshuar të cilët nuk ishin vizituar nga të afërmit e tyre vdiqën shumë më heret në krahasim me të tjerët të cilët kanë kaluar shumë kohë me të afërmit e tyre.
Sa më të vjetër njerëzit janë, aq më shumë i kushtojnë rëndësi lidhjeve familjare.  Ata gjithashtu janë shumë tolerantë ndaj problemeve të familjarëve të tyre dhe janë gjithmonë të gatshmë të bisedojnë në zgjidhjen e tyre, gjithashtu kanë dëshirë shumë të tregojnë eksperiencat e sidomos me të rinjtë.

Ne kërkojmë këshilla nga prindërit tanë dhe gjyshërit duke u ngutur, por është e rëndësishme që të mbajmë në mend se sa shumë ata kanë dhënë për mirëqenien tonë. Disa orë në javë duhet të kalojmë më ta, por nëse jetoni larg njëri tjetrit së paku një herë në ditë merrini në telefon, mjafton kaq që t’u zgjatni jetën!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë