Loading…
Kuka godet politikanët: Madhëroni të huajt e nuk uroni sukseset tona
  • 12/07/2018 | 13:16

...

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka i ka quajtur hipokrizi urimet e disa politikanëve të Kosovës për kalimin e Kroacisë në finale Botërorit të futbollit.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, deputetët Albin Kurti e Lumir Abdixhiku ishin vetëm disa prej politikanëve që shkruan për fitoren e Kroacisë ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit, derisa Kuka e ka konsideruar të tepërt madhërimin e shteteve tjera.

“Hipokrizia nese e kuptoj drejt! Plot politikana të Shtetit tim po madhërojnë sukseset e shteteve tjera e as që marrin mundin të urojnë sukseset e Sportistëve tonë”, ka shkruar Kuka.

“Ka që s’kanë uruar as medaljen e artë Olimpike! Golave të Xhakes dhe Shaqirit besa edhe të Januzajt u jam gëzuar edhe unë se janë Shqiptar edhe pse prezentojnë shtete të huaja por madhërimi i shteteve tjera e thurja e lavdeve pak e tepërt …Kaq për Botërorin e futbollin!!!” ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë