Loading…
Kupa e Botës më 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
  • 13/06/2018 | 13:08

...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika kanë fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror në futboll që do të mbahet në vitin 2026, transmeton Gazeta Metro.

Këtë vendim e ka nxjerrë sot Kongresi i FIFA’s gjatë mbledhjes që u mbajt në Moskë. Konkurrent kryesor i treshes fituese ishte Maroku, shtet që mori 65 vota, kurse fituesit morën 134 vota.

Ky vendim do ta sjellë Kupën e Botës në SHBA për herë të parë që prej vitit 1994. Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë që një kampionat botëror organizohet nga tri shtete të ndryshme.

Nga 80 ndeshje, 60 do të luhen në SHBA, 10 në Kanada dhe 10 në Meksikë, kurse në kampionat do të marrin pjesë 48 ekipe. Kujtojmë që Kupa e Botës më 2022, pra pas katër vitesh, do të mbahet në Katar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë