Loading…
Kur Albright ua ‘tregonte vendin’ serbëve
  • 14/01/2018 | 11:05

...

Disa vite më parë në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, ish sekretarja amerikane e shtetit Madelene Albright po merrte pjesë në promovimin e librit të saj “Prague Winter”, kur përjetoi një situatë shumë të pakëndshme.


Disa aktivistë nga organizata “Miqtë e serbëve në Kosovë” të udhëhequr nga drejtori i filmit Vaclav Dvorak (autori i dokumentarit ” Kosova e vjedhur”), e sulmuan atë duke i përmendur bomabrdimet e NATO-s në Jugosllavi.

Aktivistët i paraqitën asaj disa posterë me viktimat e këtyre bombardimeve duke i kërkuar  ti nënshkruaj. “Edhe kjo është puna juaj madam”, iu vërsulën ata.

Madeleine Albright e shqetësuar nuk pranoi të nënshkruante posterët dhe filloi të bërtiste: “Dilni”, “Serbë të pështirë” dhe “Ju jeni kriminelë lufte” gjersa  urdhëroi aktivistët të largohen nga objekti.

Ish Sekretarja e Amerikës, Madelene Albright gjatë një interviste për luftën  në Kosovës kishte deklaruar se ndërhyrja e SHVA-ve dhe NATO-s në Kosovë është puna për të cilën krenohet më së shumti në karrierën e saj, transmeton Zeri.

Madeleine Albright , sekretare e 64-të e Shtetit Amerikan dhe gruaja e parë në historinë e SHBA-ve në këtë pozitë, është një nga figurat më të dashura nga populli i Kosovës për shkak të kontributit që ajo dha për çlirimin e vendit tonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë