Loading…
Kur Ali Podrimja nuk thoshte ‘Unë biri yt Kosovë’, por ‘Unë biri yt Metohi’
  • 01/03/2018 | 11:29

...

“Unë biri yt Kosovë” është një ndër poezitë e poetit Ali Podrimja, që recitohet shpesh e publikohet në rrjete sociale nga qytetarë të vendit, kur dëshirojnë që të shprehin dashurinë, përkushtimin dhe patriotizmin për shtetin që nuk ka as një dekadë jetë.


Por duket se versioni i parë i kësaj poezie ishte më ndryshe.

Poezia i ishte kushtuar Kosovës, por jo me këtë emër, dhe jo asaj si shtet. I ishte kushtuar si Krahinë në ish-Federatën Jugosllave, me titullin “Unë biri yt, Metohi”, shkruan Periskopi.

Politologu Fatlum Sadiku ka publikuar në Facebook një libër të poetit Podrimja me titullin “Lili dhe liria jonë”, ku në të gjitha poezitë e tij, poeti Kosovës i referohet si “Metohi”.

Edhe poezia tjetër e poetit, me titullin “Zgjohu Kosovë” fillimisht ishte shkruar “Zgjohu Metohi”, por tash recitohet si “Zgjohu Kosovë”.

Dihet se në kohën kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë, kërkesa për çlirim e pavarësim sanksionohej rëndë nga autoritetet jugosllave përmes metodave persekutuese.

Kishte edhe prej tyre që e kërkonin hapur të drejtën e shqiptarëve për të vetëvendosur për fatin e tyre, por kishte edhe prej tyre që e bënin ndryshe, siç ka bërë poeti Podrimja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë