Loading…
Kur ariu pozon si modele
  • 10/06/2017 | 12:46

...

Një këlysh ariu polar në Alaskë është fotografuar duke kërcyer dhe lëvizjet e tij ishte të versionit Macarena.

Laura Gregory, 29 vjeçe, arriti që të bëjë këto foto të mrekullueshme të ariut që qëndronte me dy këmbë në Kaktovik të Alaskës.

Arinjtë polarë udhëtojnë në qytetin e Katkoviqit, për tu ushqyer  me mbetjet e balenave të vrara nga banorët e zonës.Zonja Gregory, e cila jeton në Fairbanks të Alaskës tha:- “Ne ishim në një anije dhe  po prisnim që të fotografonim arinjtë. Ky këlysh ishte së bashku me një tjetër.

Kur na pa, ai qëndroi përpara aparatit fotografik dhe nisi të bënte lëvizjet e çuditshme. Udhërrëfyesi na kërkoi që ne të futeshim në barkë, nëse ariu vendoste që të futej në ujë dhe mund të na rrezikonte jetën, por nuk ndodhi kështu”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë