Kanë kaluar katër muaj prej se Kosova dhe Serbia më nuk kanë zhvilluar takime në Bruksel, raporton KTV.
Kjo nuk do të ndodhë derisa të formohet qeveria e re, ndërsa përfaqësimi ende mbetet i paqartë nëse do të jetë sërish në nivel kryeministrash apo presidentësh.
Nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër, ai është i gatshëm që këtë proces t’ia lë në duar atij që i filloi bisedimet, Hashim Thaçit.
Edhe kandidati tjetër për kryeministër, Albin Kurti, thotë se nuk do të ketë dialog pa kushte, e fillimisht dialogu do të bëhet me serbët e Kosovës.
Zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë për KTV-në se formati i dialogut vendoset nga të dyja palët dhe se një datë për rundin e ardhshëm të nivelit të lartë ende nuk është caktuar.