Loading…
BE po punon që dialogu të rinisë sa më shpejt
  • 23/01/2018 | 20:43

...

Bashkimi Evropian po punon për vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Po punojmë që takimi i ri të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, i është thënë “Tanjugut” në Bruksel.

Që nga java e shkuar BE është në kontakte të vazhdueshme në mënyrë që sa më shpejt të vazhdohet me takimet e ekipeve teknike që u ndërprenë më 16 janar për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.

“Sa i përket BE-së, të dy palët edhe më tej kanë detyrime, që i kanë marrë përsipër për të marrë pjesë në dialog”, citon agjencia serbe e lajmeve të kenë thënë burime të saj diplomatike, transmeton Koha.net.

“BE përshëndet komunikimin e drejtpërdrejt telefonik që e kanë pasur presidentët Vuçiq e Thaçi si dhe pajtimin e tyre që të vazhdohet dialogu dhe të ndodhë normalizimi i mëtejmë marrëdhënieve të tyre. Vazhdimi i dialogut për të gjitha çështjet me interes të përbashkët”, ka deklaruar ditë më parë zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijançiq.

Në Bruksel theksohet se tashmë është e ditur se viti 2018 do të jetë i rëndësishëm për procesin euro integrues për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Është i ditur ‘orari’ për sivjet dhe nuk ka kohë për humbje”, thuhet në këto qarqe europiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë