Loading…
Kur Fehmi Lladrovci pyetej a do të vdiste për Kosovë: Me gjithë dëshirë |VIDEO
  • 20/09/2018 | 13:22

...

Sot në Drenas janë shpalosur shtatoret e heronjve kombëtar, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, të cilët kanë rënë duke luftuar për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit.

Një ndër intervistat e dhëna për BBC të komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovci, ka mbetur në kujtesën e shumë qytetarëve të vendit.

Lladrovci ishte pyetur nëse është i gatshëm të vdes për Kosovën, e kësaj pyetje i ishte përgjigjur tamam si një hero.

Me një buzëqeshje karakteristike, do t’i përgjigjej: “Me gjithë dëshirë. Ky do të ishte nderi më i madh për mua”.

Deklarimit të gazetarit të huaj se për serbët ju jeni terrorist, Fehmiu, si për flakë të pushkës, do t’ia kthejë:

“Mirë, le të argumentojnë serbët vetëm një akt të terrorizmit të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne mund t’i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare. Le të tregojnë ata vetëm një njeri të pafajshëm , i cili është vrarë nga UÇK-ja, një njeri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua, kudoqofshin ata në territorin e Kosovës. Armët nuk i kemi marrë në dorë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë. I morëm kundër regjimit serb dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe që janë në Kosovë”.

Ata që e ndoqën këtë intervistë tashmë e kishin të qartë platformën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas zënies së Grykës së Llapushnikut, Fehmi Lladrovci depërton në rajonin e Rahovecit, me qëllim të ushtrimit të ndikimit në mobilizimin e radhëve të UÇK-së.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë