Loading…
Kur prestigjiozja “New York Times” shkruante për bukurinë shqiptare
  • 25/11/2017 | 10:09

...

Vajza shqiptare e veshur me elementë të kostumit popullor, e lirshme para aparatit sikur të kishte një jetë që pozon dhe e stolisur me hijeshi, na tregon një Shqipëri të bukur që pak njihej.


Në historinë shqiptare dominuese janë betejat për liri, lavdi dhe varfëria e vuajtjet e pafundme. Literatura, mediat e historianët janë fokusuar gjithnjë te beteja e vështirë për t’iu përcjellë brezave realitetin e kohërave të vështira. Në morinë e dëshmive është folur edhe për gratë. Kryesisht për ato që morën pushkën, luftuan e u ijian.

Por, sa është komentuar bukuria e vajzave shqiptare? Gjithnjë e më shumë po u «hiqet pluhuri» fotograve që nuk dihet se ekzistonin. Fotografët, gazetarët dhe historianët e huaj na e kanë kujtuar. Në kohët kur Shqipëria e trazuar luftonte të bëhej shtet, të huajt nuk kishin se si të mos ndalnin shikimin e aparatet e tyre përballë bukurisë natyrale të vajzave shqiptare.

Një fotogra e publikuar nga gazeta prestigjioze «New York Times» në vitin 1911 është dëshmi e qartë për këtë. Vajza shqiptare e veshur me elementë të kostumit popullor, e lirshme para aparatit sikur të kishte një jetë që pozon dhe e stolisur me hijeshi, na tregon një Shqipëri të bukur që pak njihej. (ATSH)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë