Loading…
Kur pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, sipas Arben Gashit
  • 22/05/2018 | 23:17

...

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deklaruar disa herë që duan zgjedhje të reja dhe për këtë qëllim kanë organizuar edhe tryeza të partive politike.

Kundër kësaj ideje është shfaqur Partia Demokratike e Kosovës, të cilët kanë thënë që nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe që Kuvendi e Qeveria po funksonojnë si duhet.

Për këtë ka folur sot deputeti i LDK’së, Arben Gashi, i cili ka dhënë madje edhe data kur sipas tij do të mund të mbaheshin zgjedhjet pas rënies së kësaj qeverie.

“Nëse pritjet janë që në qershor të kemi rekomandimin për vizat, atëherë ne më pas duhet të marrim vendim se kur duhet të mbahen zgjedhjet, 45 ditë maksimalja, diku në gusht zgjedhjet i bien. Do të ketë një ndryshim radikal të skenës politike në Kosovë”, ka pohuar Gashi në Zona B në Klan Kosova.

“Është edhe opsioni tjetër që me dakordim të mbajmë zgjedhjet mbase në shtator, apo tetor”, thotë Gashi.

Për zgjedhjet pritet të mbahet edhe një tjetër tryezë mes partive që është paraparë për të premten, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë