Loading…
Kur shtypi anglez shkruante për pashallarët shqiptarë
  • 23/09/2017 | 09:17

...

Perandoria Osmane, së paku deri në gjysmën e parë të shekullit XVIII, vazhdonte të ishte një superfuqi globale mesjetare, edhe pse në rënie e sipër. Ndërsa shqiptarët, ndonëse nën sundimin osman, përfaqësonin popullsinë më dinamike të kësaj perandorie.


Ata jo vetëm që përbënin shtyllën e fuqisë ushtarake të Portës së Lartë, por edhe kishin krijuar pashallëqe, në të cilat sundonin pothuajse të pavarur. Natyrisht në rrethana të tilla, edhe opinioni publik evropian, në këtë rast, ai anglez, nuk kishte se si të anashkalonte faktorin shqiptar, shkruan sot Memli Sh. Krasniqi në Koha Ditore.

Kështu, gazeta “Hampshire Chronicle” kishte botuar edhe kopjen e letrës së Kontit de Romanzow të 9 qershorit të viti 1773, ku, ndër të tjera, ai do të shkruante edhe për luftën kundër Perandorisë Osmane në kufijtë e saj verilindorë. Në atë zonë luftimesh ishte angazhuar gjenerali Weissman, i cili, në mëngjesin e 27 majit të vitit 1773, në Karasan të Krimesë, kishte sulmuar kampin e ushtrisë osmane të përbërë nga 12.000 ushtarë që komandohej nga kani i Krimesë, Geraylari, Abdulla Pasha (Arnauti) dhe Hasan Çerkezi.

Dëmet e osmanëve nga ushtria ruse ishin: 1.500 të vrarë, 100 të zënë robër, 16 topa dhe pajisje të tjera të konfiskuara. Ushtria osmane ishte tërhequr në Bazarxhik të Dobruxhës.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë