Loading…
Kurdisja e ndeshjes: Zbulohet biseda misterioze e Falcaos me lojtarët e Perusë
  • 12/10/2017 | 17:41

...

Ndeshja mes Kombëtares së Perusë dhe Kolumbisë u mbyllë me barazim 1 me 1, por lëvizjet e dyshimta dhe bisedat e lojtarëve njëri me tjetrin bënë bujë në mediat botërore, transmeton gazetamnetro.net.


Falcao dhe mesfushori i Perusë Renato Tapia kanë pranuar se kanë biseduar për rezultatet e lojrave të tjera mirëpo kanë mohuar marrëveshjen.

“Ne e dinim se çfarë po ndodhte në ndeshjet e tjera, ne ishim duke luajtur me njohjen e rezultateve të tjera dhe në atë moment unë u përpoqa ta transmetoj atë”, ka thënë Falcao.

“Në pesë minutat e fundit, kolumbianët iu afruan. Ata e dinin se çfarë ishte situata në lojëra të tjera”, tha Tapia për televizionin lokal.

“Kështu që e menaxhuam ndeshjen ashtu siç kishim nevojë. Kam biseduar me Radamel, i cili më tha se të dy jemi të kualifikuar (siç ishin gjërat), por është futboll dhe luajmë për të fituar”.

Falcao u kap në kamera duke folur me një numër lojtarësh të Perusë, pasi Kolumbia u largua drejt kualifikimit automatik.

Falcao y los jugadores peruanos

El momento donde Falcao le avisa a los futbolistas peruanos que con el empate ambos dejaban descalificados a Chile.

Posted by Pasión Fútbol on Wednesday, 11 October 2017

Ndërsa veprimet e Falcao janë vënë në pikëpyetje nga disa, duke luajtur për një barazim të konsideruar si një formë e kurdisjeve të ndeshjeve, Peru ka mohuar se ka pasur “pakt” mes dy kombeve.

Ndërkohë që Kolumbia marshon në Rusi, Peruja do të sigurojë biletën e tyre vetëm nëse mund të negociojë me sukses një përplasje ndër-konfederative me Zelandën e Re në nëntor./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë