Loading…
Kurir shkruan për Shaqirin: Ky jam unë, ky është identiteti im
  • 25/06/2018 | 21:14

...

Çdo fjalë, çdo veprim, çdo lëvizje e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës për mediet serbe po tingëllon si gënjeshtër ose provokim.

Kurir.rs së fundi është marrë me një intervistë të dhënë për Blick.ch, lidhur me vendosjen e familjes së tij në Zvicër.

“Ne Zvicër kemi ardhur në vitin 1995, kur unë isha 4-vjeçar dhe erdhëm për të kërkuar një jetë më të mirë. Kjo ka ndodhur para luftës. Nuk e kishim lehtë. Babai nuk dinte gjermanisht. Punonte kudo, nëpër restorante, në asfaltim të rrugëve…, ndërsa nëna pastronte zyra”, ka treguar Shaqiri.

Më pas Kurir e përshkruan edhe njëherë festimin e Xhakës dhe Shaqirit pas golave të shënuar në ndeshjen me Serbinë, ndërsa e kujton edhe një deklaratë të mëhershme të Shaqirit.

“Zviceranët më kritikuan, pasi në vitin 2012, kur luajtëm kundër Shqipërisë, unë i kisha këpucët me flamuj të Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës. Mirëpo, ky jam unë, ky është identiteti im”, ka thënë Shaqiri, shkruan Kurir.rs.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë