Loading…
Kurti del ta mbrojë prej Thaçit pavaresinë e shpallur më 2008 nga vetë Thaçi
  • 22/09/2018 | 16:55

...

Vetëvendosje tashmë është përcaktuar për mbajtjen e një proteste kundër presidentit Hashim Thaçi me arsyetimin e kundërshtimit të asaj që ata vlerësojnë se janë pazare të tij me territorin e Kosovës.


Protesta e organizuar nga VV do të mbahet më 29 shtator, shkruan gazetametro.net

Ndër justifikimet për protestën kundër Thaçit është ajo e mbrojtjes së pavarësisë dhe sovranitetit të vendit.

Edhe sot në tubimin në veri të vendit ku VV e filloi mobilizimin për protestën e 29 shtatorit, Kurti u deklarua se në atë ditë do të dëshmohet se populli, për dallim nga Thaçi, nuk i ka rënë pishman për pavarësinë e Kosovës.

Se a i ka rënë pishman Thaçi për pavarësinë e Kosovës duket të jetë më pak e qartë dhe, për dallim nga Kurti, jo të gjithë mund të jenë të bindur për këtë. Por, kur flasim për pishmane, megjithatë është më shumë e qartë se Kurti duket t’i ketë rënë pishman për diçka, më konkretisht në lidhje me pavarësinë e vendit.

Cfarë nënkupton kjo?

Kurti sot, duke thënë se populli do të dëshmojë se nuk i ka rënë pishman për pavarësinë e Kosovës, dhe duke thënë kështu, ai pranoi se Kosova është shtet i pavaru, pavarësi e cila u shpall nga vetë Hashim Thaçi.

Por nuk ishte gjithmonë kështu: Kujtojmë se Albin Kurti, para shpalljës së pavarësisë, kundërshtonte fuqishëm planin e Ahtisarit mbi bazën e të cilit Kosova e shpalli pavarësinë. Rjedhimisht, Kurti argumentonte se Kosova nuk mund të jetë e pavarur duke u bazuar në këtë plan. Ai madje mohon edhe simbolet e shtetit të Kosovës, duke përfshirë flamurin, me të cilat Kosova identifikohet si shtet mëvete.

Meqë deklarata e tij nënkupton në tubimin e sotëm mobilizues tregon se ai pranon pavarësinë e Kosovës, a do të thotë kjo se ai i ka rënë pishman për pavarësinë e vendit dhe rrjedhimisht edhe që pranon planin e Ahtisarit? /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë