Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po vazhdon ta injorojë himnin e Republikës së Kosovës.
Ai, ani pse është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe paguhet nga taksat e shtetit të Kosovës, po vazhdon me avazin e vjetër të tij duke mos e pranuar dhe injoruar himnin e shtetit kosovar, shkruan gazetametro.net.
Kështu ka vepruar edhe sot në akademinë për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ramadan Kelmendi.
Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, Adem Mikullovci dhe Hydajet Hyseni, si dhe aleati Agim Bahtiri, të cilët janë ngritur në këmbë duke respektuar intonimin e himnit shtetëror, Kurti duket se ka zgjedhur ‘formën e veçantë’ të tij.
I pari i VV-së ka marrë një vështrim kritik nga analisti i mirënjohur Nexhmedin Spahiu, i cili njihet si përkrahës i idesë së kombit kosovar./gazetametro.net