Loading…
Kusari-Lila reagon pas arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes
  • 24/11/2017 | 13:56

...

Për arrestimin e tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj- Bujupit, ka reaguar edhe kryetarja e Alternativës, deputetja mimoza Kusari-Lila. Ajo ka thënë që skena e arrestimit para dyerve të Kuvendit e përulë shtetin e Kosovës dhe Policinë, shkruan Gazeta Metro.


Ajo ka thënë që nuk kanë faj policët që kryen detyrën e tyre, por ka faj politika që ‘urdhëroi arrestimin pompoz mediatik para dyerve të institucionit të shtetit e deputetëve të Vetëvendosjes’.

Më poshtë gjeni pa ndërhyrje reagimin e Kusari-Lilës:

Arrestimi i deputetëve të Kuvendit para dyerve të Institucionit më të lartë të shtetit, e përulë shtetin e Kosovës, institucionet e saj përfshi këtu Policinë e Shtetit.

Sot ndiej keqardhje dhe shpreh indinjatë për qytetarin e Republikës që pa të drejtë sot urren policët që morrën pjesë në arrestim, me të drejtë ndihet i fyer nga skenat e pështira që kurrë nuk u ndalën së shpërfaquri në Kosovën e pasluftës.

Sot ka faj politika. Nuk kanë faj policët që arrestuan, ata po bënin detyrën e vet. Sot askush tjetër pos politikës nuk urdhëroi arrestimin pompoz mediatik para dyerve të institucionit të shtetit e deputetëve të Vetëvendosjes. Ata erdhen nga shtëpitë e tyre, pse nuk u ndalën kur dolën nga shtëpitë apo vendet ku e kanë kaluar natën? Pse u desh qe mediat dhe propaganda shtetërore të jenë pjesë e këtij arrestimi?

Kujt i duhet kjo skenë?

Vetëvendosjen si lëvizje politike definitivisht e rrit dhe jep arsye për frustrim, shtetin e denigron dhe e fyen dhe dikujt i jep arsye të cilësoj situatën si të paqëndrueshme dhe se shpejti duhet të reflektojmë për zgjedhje të reja apo shtyerje të dorëzimit të aktakuzave të Gjykatës Speciale.

Sot nuk fitoi drejtësia, sot fitoi anarkia dhe shteti i Kosovës e fitoi një tjetër njollë të zezë para qytetarëve të saj brenda dhe miqve të saj jashtë.

Alternativa dënon çdo sjellje të pamatur që synon rritjen e poenave politik për dikënd dhe humbjen e kredibilitetit shtetëror për Kosovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë