Loading…
Kush doli fitues nga takimi historik mes Trump e Kim Jong? Gjuha e trupit i tregon të gjitha |FOTO
  • 12/06/2018 | 09:58

...

Shtrëngimi historik i duarve mes Presidentit Donald Trump dhe diktatorit Kim Jong zbulon dëshirën e dy liderëve për t’u ndjerë superiorë, zbulojnë ekspertët e gjuhës së trupit.


Takimi i të hënës ishte formal me dy liderët që erdhën në tapetin e kuq nga drejtime të kundërta duke përshëndetur njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh të shumë pritur.

Duke folur për Daily Mail, një ekspert i gjuhës së trupit thekson momentin kur të dy u drejtuan tek njëri-tjetri, dhe bënë një shtrëngim të fortë duarsh, që tregon se të dy donin t’i impononin njëri-tjetrit pushtetin që kanë.

LEXO EDHE: Sapo ndodhi: Kim gjunjëzohet para Trump’it, pranon të ç’armatoset

Patti Ëood, që ka studiuar gjuhën e trupit për dekada me radhë, zbuloi se si njerëzit e kulturës aziatike dhe perëndimore do ta analizonin këtë takim në mënyra krejt të ndryshme, duke u shprehur se të dy kulturat i shohin liderët e tyre fitues në këtë takim.

Ajo thotë se shpejtësia me të cilën liderët u ngjitën në tapetin e kuq dhe zgjatën duar tregon pushtetin e barabartë mes tyre. Megjithatë ekspertja tregon se Trump ishte i pari që e zgjati dorën më shumë, duke e bërë të duket më i fortë e më i fuqishëm se ai.

Megjithatë sipas disa ekspertëve, në botën e biznesit personi më pak i fuqishëm është ai që zgjat dorën i pari.

Një tjetër moment i vënë re është kur Trump i vë dorën e majtë mbi krah Kim Jong-ut. Në kulturën perëndimore kjo shihet si fitore e Trump, por për kulturat e tjera lindore këto veprime shihen si mungesë dijesh të kulturave të tjera, duke treguar mungesë respekti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë