Loading…
Kush është Anthony Joshua, njeriu që e la drogën dhe u bë kampion
  • 07/12/2017 | 20:30

...

Anthony Joshua u bë i famshëm me fitoren ndaj Wladimir Klitschkos, me të cilën u bë kampion në 2 versionet më të rëndësishme të boksit, IBF dhe WBA.


Triumfi ishte kulmi një rrugëtimi të pabesueshëm, prej qëndrimit në burg e përdorimi i drogës, deri të dueli që u zhvillua para 90 mijë shikuesve.

Më poshtë gjithçka që duhet ditur për anglezin që parashikohet se mund të bëhet kampion absolut në kategorinë super të rëndë të boksit.

Kush është Joshua dhe ku u rrit?

Ai u lind më 1989 në Watford të Anglisë dhe prindërit e tij janë nga Nigeria, transmeton GazetaMetro.net

Si fëmijë jetoi disa vjet në Nigeri, para se të rikthehej në Watford kur ishte 7 vjeç dhe kur edhe u regjistrua në shkollë.

Si fëmijë ishte i shkëlqyeshëm në futboll dhe në atletikë, kishte vrapuar 100 metra për vetëm 11,6 sekonda kur ishte vetëm 9 vjeç.

Filloi stërvitjet e boksit kur ishte 18 vjeç.

Në Olimpiadën e vitit 2012 e fitoi medaljen e argjendtë. Prej vitit 2013 kur nënshkroi kontratë me kompaninë Matchroom Boxing, ai ka fituar të gjitha – 20 duelet në boksin profesionist.

Ai u shpall kampion i Britanisë së Madhe duke fituar me nokaut në raundin e 7  ndaj Dilian Whyte, një ndër boksierët që renditet latë edhe sot në boks.

Më 2016 e mposhti me nokaut Chales Martin duke u kurorëzuar me titullin e kampionit të IBF.

Pastaj erdhi dueli me Klitschkon të cilin e nokautoi në raundin e 11 në njërën ndër duelet më interesante të historisë së boksit.

Kur debutoi Joshua?

Joshua debutoi vetëm 3 muaj pasi u regjistrua si boksier profesionist, duel në të cilin e nokautoi kundërshtarin Emanuele Leo vetëm 2 minuta e 47 sekonda pas fillimit të duelit.

A ka të dashur?

Joshua thotë se nuk ka kohë për të dashura, dhe mund të qëndrojë ‘i lirë’ derisa të përfundojë karrierën.

“Nëse njerëzit mund të udhëtojnë me mua për 10-12 vitet e ardhme, do të jem i kënaqur, por nëse nuk mund të parashikojnë të ardhmen, më mirë të ‘zbresin nga barka’ sepse për momentin nuk mund të ndalem për askënd”, ka thënë Joshua për Evening Standard.

“Carl Froch kishte 12 vjet karrierë dhe një ditë ajo përfundoi, tani ai ka gjithë kohën e botës për familje dhe biznes”, ishte shprehur ai.

Së fundmi ai ishte takuar me modelen Bella Hadid, por gjithçka përfundoi me një flirt dhe asgjë nuk ndodhi më pas.

Joshua ka një djalë me Nicole Osborne, një mësuese vallëzimi me të cilën ka qenë në lidhje të herëpashershme që nga shkolla e mesme.

Djali i tij, Joseph Bayley Temiloluëa Prince Joshua u lind më 2015. Joshua i bleu atij dhe nënës një apartament në vlerë rreth 500 mijë funta.

Sa para ka fituar?

Para duelit kundër Klitschkos, në 18 duele Joshua kishte fituar rreth 15 milionë euro. Në duel me Klitschkon fitoi më shumë, 17 milionë.

Ekspertët kanë parashikuar se brenda një dekade ai do të bëhet sportisti që ka fituar më së shumti para nga sporti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë