Loading…
Kush është gruaja misterioze e Erdoganit: Ka refuzuar të martohet me mbulesë, pastaj ka shokuar botën me deklaratën e saj!
  • 12/10/2017 | 20:36

...

Erdogan pothuajse në të gjitha vizitat e tij zyrtare jashtë vendit me vete e merr edhe bashkëshorten e tij Eminen, ndërsa informacione mbi Zonjën e parë të Turqisë pak ka.


Gruaja e Erdoganit, me të cilën ka 40 vite martesë, në fillim nuk ka qenë pjesë e politikës së bashkëshortit, mirë po pastaj u bë pjesë e një skandali lokal, transmeton gazetametro.net

Ka qenë në vitin e 6 të qeverisjes së Erdoganit, kur Emine u përfol për veshjen e saj. Më saktësisht, ata ishin përfaqësues të organizatës “Gratë e Republikës së Turqisë”, të cuilët akuzuan  Emine Erdogan se kishte veshur një hixhab gjatë udhëtimit jashtë vendit dhe kështu “paraqiste fytyrën e grave bashkëkohore turke në publikun ndërkombëtar në mënyrë të pasaktë dhe të parregullt”.

Megjithatë, gjithçka mbeti në padi, dhe pas lajmit fillestar për këtë rast, asgjë më nuk u bë e ditur për këtë lajm.

Vëllezër konservativ

Emina Erdogan ka 62 vjet, dhe është e lindur në Stamboll. Sidoqoftë, ka ende dyshime për vendin ku ka lindur, gjë që është shumë e rëndësishme në Stamboll: sepse ekziston një dallim i madh midis Uskudarës bashkëkohore (vendlindja e saj me një të dhënë) dhe Fatihoma konservatore dhe fetare (në të cilën vendosen burime të tjera).

Emina më saktësisht është e lindur në Uskudar të Stambollit. Është me prejardhje arabe, është femija më i vogël dhe vajza e vetme e familjes me 5 fëmijë. Shkollën e artit Mothat Pasa Aksam e ka bratisur para maturës, ndërsa kur ka pasur vetëm 15 vjet vëllau i saj Husein ia ka ndaluar të dalë nga shtëpia, sepse një vajzë në moshë të saj iu ëshët ndaluar më feje të shetitë jashtë shtëpisë.

Emina në një ndër intervistat e rralla e ka pranuar se shumë rënd e ka përballuar këtë gjë, dhe se në një moment ka qenë aq keq sa që e ka menduar edhe vetëvrasjen. Mirëpo po në ndihmë i erdhi nëna e saj, e cila i lejoi që ajo të dilte nga shtëpia.

Burrin e saj ajo e kishte njoftuar në “Shoqata e Gruas Idealiste”, ku edhe ajo ishte anëtare e kësaj shoqate, dhe ata ishin martuar më 1978. Shoqëria e përshkruat atë si një grua të fortë, inteligjente, e mprehtë, grua që dëshiron të lexoj, të bëj not, të vozis dhe të dëgjoj kengë klasike turke, ndërsa në publik gjithmonë mban hixhab.

Me Erdoganin u martua me insistimin e nënës së saj, sepse nëna e Erdoganit këmbëngulte që djali i sja të martohej me një grua plotësisht e mbuluar, gjë që Emina nuk e donte.

“Taipi ka humbur disa kilogram prej stresit që ka pasur pas përleshjes me nënën e tij. Dukej si fantazmë”, ka thënë shkrimtarja e njohur turke Yiksel.

Emina dhe Erdogani kanë 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza.

E ka përjhetuar çdo sukses dhe çdo rënie të bashkëshortit, që kur ka ardhur në krye të Stambollit.

Ndryshim për 180 shkallë

Emana Erdogan në vitin 2011 e ka fituar çmimin Fond Krans Montana për punën e saj mbi pozitën e grave në botën islame.

“Ne mendojmë se çdo gruaje në botë i takojnë të gjitha të trajtat politike dhe sociale. Një grua e vërtetë nuk duhet të sakrifikojnë balancën e fuqisë dhe sigurisë së regjimeve të caktuara. Për këtë mendoj që lufta jonë për paqe, demokraci dhe liri, udhet të vazhdoj me shumë vendoshmëri. Dua të përsëris edhe një herë se ne po hedhim poshtë standardet e dyfishta dhe diskriminimin “, tha Emina dhe u bë hero i grave sekulare të Turqisë.

Kjo  deklarat e saja në ndarjen e çmimit ka shumë rëndësi, sepse vetëm disa vite më vonë ajo ka ndërruar çëndrimet rreth kësaj teme.

Ka qenë viti 2016 kur deklarata e saj për haremin i bëri jehonë Turqisë, por edhe publikut botëror.

kur deklarata e saj për haremin i bëri jehonë Turqisë, por edhe publikut botëror.

“Haremi është nëj shkollë e mirë e jetës.
Kur shohim veprat e artit, në shumicën e rasteve ndeshemi me gra të obsesionuara me dëshirën për fuqi dhe kënaqësi. Në të njëjtën kohë, haremet ishin shkollat ​​e grave, një shtëpi në të cilën ata u përgatitën për jetë, morën arsim dhe ishin të interesuar për punën bamirëse. Të gjitha ato kanë qenë të sunduara nga nëna e Sulltanit”, ka deklaruar Zonja e parë e Turqisë në konferencën “Nënat e Sulltanëve që kanë lënë gjurmë në historinë e turqisë.

Bashkëshortja e presidentit Erdogan, pretendon të jetoj një jetë modeste në vlerat strikte të muslimanëve, por argëtimi i saj i preferuar është shpenzimi i parave.

Kritika mbi shpenzimin e tepërt të parave

Mediet britanike, në krye me Daily Meil shkruan për humbjen e familjes Erdogan dhe pallatin luksoz presidencial në të cilin po qëndron familja e parë e Turqisë.

Pallati i Bardhë, ka 1, 150 dhoma, ndërsa ndërtimi i saj ka kushtuar 615 milion dollarë. Është katër herë më i madh se Versailles Luja 14. Tabloidet britanike thonë se vetëm faktura e rrymës në muaj e kam shumën gjysmë milion dollarë.

Me tentim që Emina Erdoganin ta shfaqin si një grua kursimtare, të thjeshtë, mediet turke kanë shënuar se ajo merret em kuzhinën në pallatit presidencial.

Megjithatë shumë shpejtë janë paraqitur pretendime se ne pallat përdoret më shumë çaji i bardhë, që prodhohet nga provincat turke të Rize, në bregdetin lindor të Detit të Zi, ndërsa ai shitet nga 1 800 deri në 2 000 dollarë për kilogram./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë