Loading…
Kush i zbuloi gërshërët
  • 13/12/2017 | 11:29

...

Gërshërët janë mjet shumë i rëndësishëm për shtëpinë dhe restorantet, pasi mekanizmi i thjeshtë me dy tehe mundëson përdorimin dhe prerjen praktike të letrave e gjërave nga më të ndryshmet, deri te pulat e pjekura, përcjellë Gazeta Metro.


Meqenëse i përdorim gati çdo ditë, është mirë të dihet që gërshërët janë zbuluar nga gjeniu italian Leonardo da Vinci. Natyrisht që në fillim, mekanizmi i gërshërëve dhe forma e tërësishme e tyre dukej krejtësisht ndryshe, por që me kalimin e kohës, kjo teknikë është përsosur dhe ka arritur të bëhet një prej mjeteve më të nevojshme të kohës.

Leonardo da Vinci ka marrë meritat për zbulimin e shumë gjërave nga më të komplikuarat. Përveç gërshërëve, ai vizatoi edhe skicat që çuan në ndërtimin e helikopterit, veturës së blinduar, matësit të erës që përdoret në fluturake e deri te shumë ide të tjera, që edhe qindra vjet pas vdekjes së tij kanë mbetur mister për shkencëtarët më të shquar të kohës.

Da Vinci kishte lindur në Itali më 15 prill 1452 dhe kishte vdekur në Francë më 2 maj 1519. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë