Loading…
Kush kontrollon naftën, debat në mes të Xhavit Halitit dhe Hykmete Bajramit
  • 03/10/2017 | 12:42

...

Seanca ka vazhduar me akuza në mes deputetes së LDK-së dhe ish ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë se askush nuk po mundet ta ndal kontrabandën e naftës, derisa Bajrami i ka thënë se ai ka kontrollin e naftës dhe duhet të tregojë se si është bërë milioner.


Derisa deputetja Bajrami i tha Halitit që mos ta keqpërdorë foltoren, ky i fundit i tha se si deputet është i interesuar ta di sa evazion ka Kosova përmes kontrabandës së naftës.

“Nuk kemi mundur të bëjmë kontroll, kontrollin e naftës e keni ju, trego ka e ke rrjedhën e pasurisë, nga je bo milioner, unë e kam pru ligjin këtu dhe ju nuk e nuk e keni përkrah dhe kontrollin e naftës ka kaluar nga operatorët privat te Dogana, pasi i kemi ç’kapë”, tha deputetja Hykmete Bajrami.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë