Loading…
Kushtetuta e Serbisë dhe çështja e Kosovës
  • Nga

  • CEDOMIR ANTIC

  • Jan 6, 2017 | 10:24

...

Kushtetuta e Mitrovdanit është shkruar pikërisht në vjeshtë të 2006 për shkak të ruajtjes së sovranitetit shtetëror serb mbi Kosovën.


Sigurisht, ky ishte arsyetim i politikës pragmatike e themeluar thellë në iracionalitet. Kushtetuta u shpall me vonesë pesëvjeçare (në raport me afatin nga “Marrëveshja me popullin” e DOS’it), e motivuar me intertesat e zgjedhjeve dhe arsyetimin e bankrotit të mëparshëm të partive të mëdha. At vit, më 2006’tën, DS, DSS dhe SRS, por edhe të gjitha partitë parlamentare serbe u përballën me rrënimin e konceptit të tyre të shtetit me Malin e Zi. Politika e reformistëve ndaj BE përjetoj bllokim, pasojat e të cilit qëndrojnë edhe sot.

Në Kushtetutën e Mitrovdanit Kosova në thelb është përjashtuar nga teksti. Në vend që të definohen autonomitë, ishte paralajmëruar se pas negociatave mbi statusin e Kosovës për këtë do të bihet ligji i posaçëm kushtetues. Kështu Serbia, me jogadishmëri të të gjithë elitës se vet të ballafaqohet me realitetin, në të vërtet ka lënë mundësinë që të vendoset si shtet i cili në përbërjen e vet do të kishte pasur dy, por edhe më shumë etnitete me autorizime të ndryshme! Ishte kjo politikë shkurtpamëse. Kur pas katër viteve jam takuar me përpiluesin kryesor të Kushtetutës, dhe biseda erdhi deri te shfuqizimi i KA të Vojvodinës, ai tha: “Po ishim të detyruar të përkrahim vërtetimin kushtetues të KA të Vojvodinës për shkak të simetrisë me Kosovën… por zhvillimi i ngjarjeve tregoi se kjo më nuk është e nevojshme. Mirëpo, nuk duhet të hapet çështja e kushtetutës sepse zgjidhjet e ardhshme mund të jenë edhe më të dhimbshme…”

Në Kushtetutën e funditi Kosova është përmendur në dy vende: në Preambulë, e cila është vetëm pjesë deklarative e Kushtetutës – askënd nuk e obligon, as që mund të shkelet – dhe  në betimin e presidentit të republikës. Në të parën kjo është bërë për shkak të SHBA’ve dhe BE’së – për popullin simbolikë, ndëra për ata Kushtetutë pa Kosovën. Në të dytën për Tadic’in, të cilit koha e shpalljes së pavarsisë së Kosovës duhej më tepër t’ja komplikonte jetën, pasiqë me betim ishte i parandaluar që të mirret vesh me Uashingtonin dhe Brukselin, gjë që për partinë e tij ishte çështje shumë e rëndësishme.

Si të zgjidhet çështja e “autonomisë së Kosovës” – e sidomos aspektet kushtetuese të saj – sot kur shteti i Kosovës është ndërkombëtarisht i pranuar nga shumica i vendeve anëtare të KB?

Rrënjët janë në thelb të raportit tonë nacional ndaj Kosovës. Para trembëdhjetë vjetëve hulumtimet kanë treguar se 75 për qind të qytetarëve besojnë që Kosova është humbur përgjithmonë ndërsa 62 për qind se atë kurr nuk duhet njohur. Elitat e pushtetit e kanë pranuar Kosovën por jo edhe shqiptarët – nuk i kanë vënë në listën e zgjedhjeve, nuk kanë kërkuar bashkëpunëtorë nëmes të udhëheqësve të tyre. Serbi dhe Jugoslavia, me politikën e tyre prej shumë kohësh nuk janë përpjekur që Kosovën përfundimisht ta vendosin në shetin serb: së pari më 1918 dhe pastaj edhe më 1941. Për t’u shfytëzuar ndonjë rast tjetër në ardhmëri kërkohen dekada të pregaditjeve dhe investimet marramendëse. Gatishmëria e tillë, plan dhe vendosmëri nuk ekzistojnë. Aq më tepër, procesi i Brukselit nga viti 2012, ka filluar integrimin e ngadaltë por të suksesshëm të veriut të Kosovës në shetin e ri.

Gjatë debateve kushtetuese duhet që sinqerisht të ballafaqohemi – me faktet dhe nëmes veti. A jemi të gatshëm të krijojmë një sistem të institucioneve të sukseshme dhe të planifikojmë një elitë të aftë që gjatë shekullit të ardhshëm politikisht, ekonomikisht, kulturor dhe demografik të kthejë Kosovën në përbërje politike të një Serbie të pandarë? Përgjegjen e dimë të gjithë, por disa me pikëllim e fshehin në vehte. Deri në vitin 1941 ka pasur ndonjë mundësi, por me krijimin e autonomisë së Kosovës dhe krijimin e vetëdijes shtetërore të elitës, janë zhdukur edhe mundësitë më të vogla. Shpresa për ndarjen e Kosovës u zbehë në vitin 1999. Kjo ndarje, edhepse disa shpresojnë në Serbi, më tepër varet nga fuqitë e mëdha sesa nga ne, sidoqoftë ne kemi bërë shumë pak që të vijë deri te kjo.

(Marrë nga Politika – Në shqip nga gazetametro.net)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë