Demarkacioni me Malin e Zi me gjasë nuk do të jetë pikë e rendit të ditës as në seancën e së enjtes.
Kjo pasi, Marrëveshja e Demarkacionit, së pari do të shqyrtohet nga Komisioni për Punë të Jashtme për t’u proceduar më pas në Kuvend.
Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Seanca e re do të fillojë të enjten tjetër nga ora 10:00.