Loading…
Kuvendi në tensione, ‘kapen’ për vota
  • 14/03/2018 | 10:34

...

Mosmarrja pjesë në votim e çoi seancën e djeshme në një fund të shpejtë, ndërkohë votimi i sotëm po e çon në një situatë të tensionuar, ku grupet po garojnë për pak vota.


Problemi nisi kur me votat elektronike u rrëzuan rekomandimet, pasi nga 86 deputetë pro votuan vetëm 39 ndërkaq 45 ishin kundër, shkruan gazetametro.net.

Pas këtyre votave, opozita reagoi ashpër duke thënë se nuk janë numëruar të gjitha votat, ndërkohë që kryetari Kadri Veseli u tregua i ashpër, duke u kërkuar të mos manipulohet.

I pari i Kuvendit thiri në një takim të shpejtë shefat e grupeve parlamentare, për t’u konsultuar pasi ai paraqiti një shqetësim për manipulim nga opozita.

Pas kësaj, kryeparlamentari tha se pas pak minutash mund të rivotohet dhe të largohet çdo tendencë për manipulim.

Opozita vazhdon të kërkojë që të priten edhe disa deputetë të saj që akoma nuk janë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Por, as me rivotim opozita nuk arriti t’i kalojë rekomandimet pasi nga 107 deputetë, Kundër ishin 58 deputetë, ndërkohë Për votuan vetëm 49 sosh.

Ndryshe, çështja që tensionoi deputetët lidhet më rekomandimet e opozitës pas interpelancës ndaj Ramush Hradinajt për rritjen e rrogave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë