Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë vizitës së paradoditshme në Kinë, ka thënë se kinezët do të ndërtojnë automobila fluturues në Serbi. “Ata po punojnë diçka me EBA-në”, ka thënë ai, duke shtuar se do të shohin se si mund t’ia bëjnë.
Ky mbase duhet të jetë edhe shkaku pse, siç shkruan B92-shi beogradas, informata e cila këto ditë arrin nga Kina se ky vend po punon në automobila fluturues ka zgjuar vëmendje të madhe të opinionit serb, transmeton gazetametro.net.
Sipas B92-shit, kompania në pronësi kineze Terrafugia paralajmëron se automobili i parë fluturues do të fillojë të shitet në vitin 2019.
Versioni përfundimtar i këtij automjeti ka disa avancime të dobishme e, duke iu falënderuar marrjes nga kompania Geely, e pronarit të kompanisë evropiane të automobilave Volvo, në projektin e automobilit fluturues është bërë avancim i dukshëm.
Pas viteve të zhvillimit, Terrafugia ka paralajmëruar se modeli i parë i automobilit të tyre fluturues do të fillojë të shitet diku gjatë vitit 2019, ndërsa se sa do ta ketë çmimin tash për tash nuk dihet.
Spekulohet se automobili do të jetë me motor hibrid. Po ashtu, për çështje sigurise do të jetë i pajisur me bateri litium -ionike të avancuar, deri sa brendësia të të ketë elegancë sportive me ulëse të avancuara dhe iterface interaktiv.
Do të këtë edhe rripa të sigurisë dhe jastëkë ajrorë.
Megjithatë, shumë detaje ende janë nën velin e fshehtësisë./gazetametro.net
Shikojeni videon: