Loading…
Ky është dallimi i rekomandimit për viza të 2018 me atë 2016 |FOTO
  • 19/07/2018 | 10:50

...

Pas rekomandimit pozitiv për heqjen e vizave për Kosovën nga ana e Komisionit Europian, ishte numër i madh i atyre që thanë se një rekomandim i tillë ishte dhënë në vitin vitin 2016, transmeton gazetametro.net.


Por, këshilltari i kryeministrit Haradinaj,Halil Matoshi ka thënë se dallimi i këtyre dy rekomandimeve është shumë lehtë i dallueshëm.

Siç thotë ai, më  2016 Kosova ka marrë një rekomandim sipas të cilit duhej plotësuar dy kritere të papërmbushura, që kanë qenë demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Ndërsa rekomandimi i djeshëm, Matoshi thotë se e konfirmon se Kosova i ka përmmbushur  të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave.

“Propozimi i Komisionit me 4 Maj 2016 thuhet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit të saj për liberalizim të vizave, që nënkupton se deri në miratimin e këtij propozimi nga ana e PE-së dhe Këshillit, Kosova do ta ketë ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe ta ketë forcuar regjistrin e të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

Shih: http://europa.eu/rapid/press-release_IP-16-1626_sq.htm

Rekomandimi i 18 korrikut, 2018 konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave.

“Sot, Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur dy kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave, konkretisht për artifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe për arritje të forta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit , duke përmbushur pra të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave. Në maj të vitit 2016, Komisioni i propozoi Parlamentit Evropian dhe Këshillit që të miratonin udhëtimin pa viza në BE për qytetarët e Kosovës, sipas arsyetimit se dy kërkesat e mbetura do të përmbusheshin deri në momentin e miratimit të propozimit. Tash, Komisioni inkurajon Parlamentin Evropian dhe Këshillin që të procedojnë sipas propozimit të tij, ” ka shkruar Matoshi.

Shih KËTU:/ Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë