Loading…
Ky është emri i çuditshëm që ia la Bes Kallaku vajzës |FOTO
  • 12/07/2018 | 19:35

...

Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të parë.


Përmes një postimi të publikuar në Instagram aktori Kallaku shprehet shumë i emocionuar teksa zgjedh fjalët më të bukura për të uruar bijën.

O lul’e bukur e gjakut tim. I gjithe kuptimi i jetes dhe i vetes, qenka jo me i madh se ti, jo me shum se 2 duart e mia, as me i rende se disa kg, sa e vogel bota, kaq sa ti qenka. Asgje si ty, asnjehere sja kam ndjere rendesin, vleren dhe plotesin jetes me shum se sot. Vendosem te te quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogel mezi priste qe Ija te ziente qumeshtin dhe fshehurazi ti vidhte AJKEN, si shija me e mire e femijerise. Nena jote eshte “ajke” me vete. Eshte kujdesur aq shum per ty, eshte lutur aq shum edhe sa shum te ka kenduar kenge engjejsh. Nuk do t’kesh probleme ninullash me pak fjale. Edhe un do perpiqem, por un di ninulla vetem per Skiftera, me vjedhje zemrash, edhe per Baftjarin, por qe ti ske si ta njohesh.😂 Ajka, ne jete jep sa me shum dashuri, nga bota jote, po vjen ne nje bote tjeter ku per kaq shekuj kemi bere vetem shpikje se si ta shkaterrojme edhe jo ta ndreqim. Ti nise kontributin tend duke ber gjithcka me dashuri, si forcen dhe energjine me te jashtzakonshme, prej saj erdhi edhe krijimi i qenies tende, dhe prej saj erdhi i gjithe krijimi i gjithckaje. Ndaje kafshaten e bukes me nevojtaret edhe mos jep vetem therrimet. Gjat jetes kam dashur te jap vetem buzqeshje tek te tjeret, por askush sme ka bo te qesh e t’qaj njekohesisht, askush si ti. Hera e pare qe jam publik, ti me bon te qesh vec sa levize doren, me bone te qesh edhe kur hape syt, me bone me qesh edhe kur po flije, kuptova qe un sja them humorit fare, kot e mbaj veten per te tille. Un edhe nena jote te premtojm me teper se sa dashuri. Nejse, do me duhet te bohem edhe çun Fushe-Kruje kur naj djale do guxoje te grricet me ty. Vendosem qe ti te lindje ketu n’Shqipni, ta duash vendin tend, mbase nuk do te t’ofroje aq sa duhet, por do t’flasesh gjuhen me hyjnore n’bote, gjuhen e Perendive, dhe gjuhen e Zotit, te paren, shqipen, pasurin me t’madhe te ketij kombi. Lutem per te gjithe ata qe me njohin dhe i njoh, qe Zoti ti bekoje me femije, sinqerisht. Ajka, ti nuk e ke idene sa t’lumtur jemi me ty, tani te lutem mundohu te na lesh te flem pak gjume. Amen. Zoti ju rujt. Bes & Xhensila Kallaku. PS: Ju lutemi respektoni privatesine e cdo fotoje te dal pa miratimin tone. Flm.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Dyshja e kishte bërë shumë vonë publike shtatzëninë, ndaj edhe lindj a e vajzës nuk pritej të bëhet kaq shpejtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë