Loading…
Deri në ora 11:00, votuan mbi 182 mijë votues
  • 22/10/2017 | 11:54

...

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues.


Sipas saj numri i votuesve deri në këtë orë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2013, numri i votuesve është më i vogël. “Deri në ora 11 votuan 182 mijë e 40 votues Video: Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve .

Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013 , në të njëjtën kohë kanë votuar 214 mijë e 29 votues apo 12.03 përqind e votuesve. Duke u mbështetur nga informacionet në qendrat e votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht “, tha Daka.

Ndërkohë, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, sot votojnë për të zgjedhur udhëheqësit komunalë, kryetarët dhe asambletë komunale, në 38 komuna të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë