Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmjen e së shtunës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku zyrtarizoi arritjen e konsensusit politik me LDK-në në lidhje me çështjen e projektligjit për demarkacion me Malin e Zi.
LDK kërkonte që në pikën 1.2 të Nenit 3 të këtij Projektligji, ku shkruante “Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit Shtetëror”, të shtohet togfjalëshi “si orientim”.
Me këtë kërkesë, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës nuk u pajtua assesi kryeministri Haradinaj, e madje edhe ofendoi deputetët e LDK-së të cilëve u tha “marre ju koftë” ndërsa theksoi se “sa të jem unë, në këtë projektligj nuk do të hiqet as edhe një shkronjë”.
Por, rreth 24 orë më vonë, Haradinaj u pajtua, jo që të hiqet ndonjë shkronjë, por që të shtohen fiks 10 shkronja, siç kërkonte edhe LDK, dhe në konferencën për media e publikoi edhe Projektligjin e ri me përmirësimin e kërkuar nga LDK.
Më poshtë ju sjellim të plotë Projektligjin që do të dërgohet për votim në Kuvend të mërkurën paradite.
http://gazetametro.net/veseli-tregon-se-cila-fjale-u-shtua-ne-projektligj-qe-te-pajtohej-ldk/